Bota

Sveçla viziton policët e sulmuar në veri të Kosovës: Kjo ishte hera e 10 gjatë këtij viti

Ai është takuar me disa zyrtarë policorë të cilët tha se u ballafaquan me sulmet e shumta nga strukturat ilegale serbe mbrëmjen e 31 korrikut, si dhe zyrtarë tjerë policorë.

7 Gusht 2022, 18:41 Nga I.A
Sveçla viziton policët e sulmuar në veri të Kosovës:
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot ka vizituar pikën kufitare në Bërnjak dhe stacionin e policisë kufitare. Ai është takuar me disa zyrtarë policorë të cilët tha se u ballafaquan me sulmet e shumta nga strukturat ilegale serbe mbrëmjen e 31 korrikut, si dhe zyrtarë tjerë policorë. Më tej, Sveçla dha disa të dhëna për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, dhe tha se pa vendosmëri dhe entuziazëm te policët. 

Postimi i Plotë:

Sot isha për vizitë në pikën kufitare në Bërnjak dhe në stacionin policor të policisë kufitare. Me këtë rast, takova disa nga zyrtarët policor të cilët janë ballafaquar me sulme të shumta nga strukturat ilegale serbe në mbrëmjen e 31 korrikut si dhe zyrtarë të tjerë policor që po angazhohen në mbrojtje të kufirit tonë.
Sic kemi njoftuar, zyrtarët e kësaj pike kufitare janë sulmuar përsëri dje derisa po patrullonin në liqenin e Ujmanit. Që nga viti i kaluar deri më tash në veri të vendit kanë ndodhur 14 sulme, 10 prej të cilave kanë qenë ndaj zyrtarëve policor. Përkundër të gjitha sfidave me të cilat po ballafaqohemi tek të gjithë zyrtarët policor pashë një vendosmëri dhe entuziazëm që në plotni të përmbushin detyrat dhe obligimet e tyre zyrtare. Me këtë rast, i falënderova ata për zellin e treguar deri tani dhe i inkurajova që së bashku të punojmë drejt shtrirjes së plotë të rendit dhe ligjit edhe në atë zonë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe gjithë Qeveria e Kosovës do të jenë me qytetarët dhe me institucionet e vendit me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mirëqenies të secilit veç e veç dhe të gjithëve së bashku.

xhelal sveçla sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 7 Gusht 2022, 16:08 k.m.

Talibanët shtypin mediat afgane me dekret

Lynne O'Donnell Kur korrespondentja për Afganistanin, Lynne O'Donnell, u rikthye në Kabul për të raportuar pas pothuajse një viti...