Sport

Ronaldo në pankinën e Man.United, Ten Hag: "Para-sezoni i tij filloi javën e kaluar"

Ylli portugez nuk do të jetë pjesë e skuadrës së përzgjedhur nga trajneri holandez, në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League

7 Gusht 2022, 15:12 Nga DOSJA

Ronaldo në pankinën e Man.United, Ten Hag: "Para-sezoni i tij

ANGLI - Mungesa e Ronaldos në njëmbëdhjetëshen e parë të Manchester United është debatuar mjaft gjatë këtyre ditëve të fundit. Një pyetje, të cilës iu përgjigj trajneri Erik Ten Hag , duke folur para ndeshjes kundër Brighton:

"Ronaldo po punon shumë për të arritur nivelin e duhur të fitnesit. Para-sezon i tij filloi vetëm javën e kaluar, koha e kthimit të tij do të varet nga mënyra se si ai do të shpejtojë”, deklaroi ai për BBC.

Në fakt, në skuadrën e parë të Ten Hag, nuk ka vend për asin portugez, pasi ai ka konfirmuar dëshirën e tij për t'u larguar nga “Djajtë e Kuq”. Sot ai do të asistojë, të paktën fillimisht, nga stoli te bëmat e shokëve të skuadrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll