Politike

Tragjedia/ VD- Babai i Jonadës i "rrëfehet" Berishës: Mund të kisha 'ikur' dhe unë

Babai i vogëlushes Jonada, Bledar Avdia, tha se edhe ai mund të kishte shkuar viktimë.

6 Gusht 2022, 13:43 Nga k.m.
Tragjedia/ VD- Babai i Jonadës i "rrëfehet" Berishës:
Pamje nga vizita në mort

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte në një vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi vogëlushen Jonada në Potam të Himarës. SYRI sjell pamje nga vizita e Berishës, i cili doli i përlotur nga ngushëllimet. Babai i vogëlushes Jonada, Bledar Avdia, tha se edhe ai mund të kishte shkuar viktimë.

“Mund të kisha shkuar edhe unë. Nuk e pata fajin e saj. I dha gaz me ikë. Vajzën nuk e pashë më,”-tha Bledari. Ndërsa nuk harroi që të falenderonte shqiptarët për solidaritetin masiv që kanë treguar me tragjedinë e familjes së tij.

BISEDA MES TYRE:

Berisha: Skafin e parë e ka sjellë ministri. E solli ai që është në burg tani. E pastaj me radhë... Për të mirë. Të rroni e ta kujtoni. Akil Kraja, unë me mua. Vetëm uluni të lutem.
I afërmi: Gjithë Shqipëri të të rrijë në kmëb nuk ta lan borxhin. Nderimet më të larta për ju.
Berisha: Sot të gjithë duhet të përulen para jush.
I afërmi: Ne shpresojmë që mos të ndodhë me të tjerë. Se ajo nuk kthehet më. Nëse do i vinte natyralisht, do e kishim ndryshe dhimbjen.
Berisha: Skafi thotë një dëshmitarë, kaloi edhe mbi ty.
I ati i vajzës: Po! Ma mori vajzën, mund të kisha shkuar edhe unë. Se pata fatin e saj. Edhe iku, i dha gaz me ik. Unë vajzën nuk e pashë më.
I afërmi: Në këtë rast përgjegjësia është shtetëore.
Berisha: Edhe sikur një qytetar i thjeshtë ta kishte kryer, ajo është zonë që ruhet me ligj. Kur këtë akt horror e kryen një njeri i qeverisë, kjo bëhet më e rëndë. Asgjë nuk iu ngushëllon sot. Vetëm solidariteti i mbarëshqiptarëve është ndarja e zisë.
I ati i vajzës: Na e kanë lehtësuar sadopak dhimbjen.
Berisha: Ne malësorët kemi një fjalë, kur takon me dek, nuk të vjen mirë, por në fakt është e drejtë. Ishalla nuk të bien të shohësh më keq. Mos iu raftë me pa më keq. Ju, gjyshërve, nënës së Jonadës. Të gjithëve ju.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

sali berisha vdes femija ne himare himar

Sondazh

Poll