Aktualitet

Vrasja e Diabolikut, 3 vite tentativë për "spastrimin" e grupit. Ku 'hyn' Elvis Demçe?

Një pikë kthese në hetim u shënua dhjetorin e kaluar me arrestimin e vrasësit të dyshuar Raul Esteban Calderon. Hetimet, të cilat nën koordinimin e magjistratëve të antimafias së Romës, kanë "kyçur" gojën duke mos e identifikuar kush e donte vrasjen. 

7 Gusht 2022, 12:12 Nga k.m.
Vrasja e Diabolikut, 3 vite tentativë për "spastrimin" e
Fabrizio Piscitelli

ITALI- Fabrizio Piscitelli, i njohur si 'Diabolik', u vra me një goditje në kokë më 7 gusht 2019 në parkun e Ujësjellësve. Një vdekje që tre vjet më vonë, la ende disa çështje të hapura. Ndër të gjitha, emrin e personit se kush e donte të vdekur?

Një pikë kthese në hetim u shënua dhjetorin e kaluar me arrestimin e vrasësit të dyshuar Raul Esteban Calderon. Hetimet, të cilat nën koordinimin e magjistratëve të antimafias së Romës, kanë "kyçur" gojën duke mos e identifikuar kush e donte vrasjen. Sipas rikonstruksionit që ka dalë deri më tani, tre vite më parë Piscitelli u vra pak para 19-ës teksa ishte ulur në një stol në park që frekuentonte shpesh. Për të tërhequr këmbëzën, një burrë me veshje garash vjen pas tij, duke mbajtur një pistoletë të kalibrit 7.65. Një goditje me kokë nga afër 'Diabolik' vdes menjëherë, ndërsa vrasësi arratiset në këmbë.

Pas dy vitesh e gjysmë më vonë, Calderon, 52 vjeç, arrestohet. Calderon akuzohet edhe për një tjetër vdekje, së bashku me Enrico Bennato: atë të Selavdi Shehajt, i njohur si 'Simone'.  Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me një seri vrasjes që nisën më 7 gusht 2019 me vrasjen e Fabrizio Piscitellit. Kjo u pasua nga tentativa për vrasjen e Leandro Bennato më 14 nëntor 2019 dhe disa anëtarëve të tjerë të bandës së Diabolik, me origjinë shqiptare.

Giuseppe Molisso akuzohet si nxitësi i vrasjes, e mendohet se ka porositur argjentinasit Calderon dhe Enrico Bennato, për të mbaruar punët e tij. Por ende nuk ka prova. Në grindjen për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës, pas vrasjes së Piscitellit, në plan të parë doli 'narkomani' shqiptar Elvis Demçe, i lidhur në të kaluarën me 'Diabolik'. Një tjetër pjesë e një enigme që tani pret vetëm pjesën e fundit përpara se të përfundojë./ romatoday.it

fabrizio piscitelli diabolik elvis demce

Sondazh

Poll