Aktualitet

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në 24 orë, 327 forca Operacionale të angazhuara

Në përditësimin e fundit të ministrisë së Mbrojtjes, ajo raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur 23 vatra zjari ku 12 prej tyre janë shuar. 

7 Gusht 2022, 11:16 Nga e.k
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në 24
Foto ilustruese

TIRANË- Situata nga zjarret në vend vijon të jetë problematike pasi shumë vatra janë aktive duke rrezikuar dhe banesat në disa raste. Në përditësimin e fundit të ministrisë së Mbrojtjes, ajo raporton se gjatë 24 orëve të fundit në vend ka pasur 23 vatra zjari ku 12 prej tyre janë shuar. 

Ministria raporton se për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 327 forca opeeracionale  të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.

"Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret. Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit. Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër", thuhet në njoftimin e ministrisë.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES

SITUATA E ZJARREVE NË VEND 07.08.2022

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri. Nga të cilat janë shuar vatrat në:

në fshatrat, Ndërlysaj dhe Ura e Shtrenjtë, bashkia Shkodër;
në fshatin, Gruemirë ku ka pasur 2 vatra zjarri dhe në fshatrat Dobër dhe Koplik i Sipërm, bashkia Malësi e Madhe;
në fshatin Bushat, bashkia Vau-Dejës;
në fshatin German, bashkia Mat;
në zonën e Krastës dhe fshatin Zezë bashkia Krujë;
në fshatrat Bulshar dhe Valçe, bashkia Mirditë;
në fshatin Cericë dhe në vendin e quajtur “Bigas”, bashkia Skrapar;
në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë;
në fshatin Ndërmjetës, bashkia Vorë;
në zonën e Gosës, bashkia Rrogozhinë;
në fshatin Kastriot, bashkia Dibër.
në fshatin Pogon, bashkia Dropull.

Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 327 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 25 mjete zjarrfikëse.
Aktualisht janë aktive vatrat në:
1. Bashkia Klos, në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu. Gjatë ditës së djeshme është bërë ndërhyrja me forca zjarrfikëse për të kontrolluar dhe izoluar vatrën dhe sot do të vijojë puna për shuarjen e zjarrit.

2. Bashkia Durrës, në fshatin Shetaj, ka vazhduar puna në terren për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Operacioni vijon

3. Bashkia Kurbin, në fshatin Mal Bardhë, zjarri është zhvilluar me intensitet të ulët në një sipërfaqe me shqopë, shkozë dhe dëllinjë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”. Vatra e zjarrit po mbahet në monitorim.

4. Bashkia Shkodër, në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, zjarri ka rënë rreth orës 23.00 datë 6.8.2022 dhe deri sot rreth ores 04 te mengjesit ka qene shume problematik, jane rrezikuar banesa verore( stane),bageti,blete etj.
Është ndërhyrë nga banorët e zonës, punonjes te sherbimit pyjor dhe forcat zjarrfikëse. Situata eshte normalizuar, dhe nuk ka pasur deme. Operacioni vijon me mbështetjen dhe të 60 efektivëve të FA.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve për një kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura të larta në përdorimin e mjeteve ndezëse dhe çdo aktivitet tjetër në lidhje me zjarret.
Kujtojmë se zjarr vënia e qëllimshme dënohet sipas ligjit.
Të gjitha forcat dhe kapacitetet e sistemit të Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri të plotë për përgjigjen ndaj situatave të shkaktuara nga zjarri apo dhe çdo emergjence tjetër.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll