Aktualitet

Kapen 19 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një italian

Teksa kalonte në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, në çantën e italianit janë gjetur edhe paratë.

7 Gusht 2022, 10:36 Nga k.m.
Kapen 19 mijë euro në Kakavijë, nën hetim një italian
Foto ilustruese

KAKAVIJË- Policia Kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 19.450 euro të padeklaruar, duke vënë nën hetim një shtetas italian. Teksa kalonte në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, në çantën e italianit janë gjetur edhe paratë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin italian G. C. Gjatë kontrollit të ushtruar në motomjetin e tij, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 19.450 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”, njoftoi policia duke bërë të ditur se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasinn G. C., 53 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë,”-bën me dije Policia.

para kakavije

Sondazh

Poll