Aktualitet

“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë e aktorit të trishtuar për vdekjen tragjike të tij, mesazhe prekëse

Aktori 35-vjeçar në një intervistë për mediat shqiptare pas largimit në SHBA, rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.

7 Gusht 2022, 09:05 Nga e.k

“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë e aktorit


Florind Belliu

SHBA- Vdekja tragjike e aktorit Florind Belliu dhe bashhkëshortes së tij shtatëzinë ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tyre të cilët kanë ndarë shumë mesazhe dhe dedikeme për çiftin që u vetflijua mëngjesin e të shtunës në New York.

Aktori 35-vjeçar në një intervistë për mediat shqiptare pas largimit në SHBA, rrëfente ëndrrën e tij për t’u bërë i famshëm, por që nuk ishte realizuar, pasi ai kishte punuar në një agjenci imobiliare.

“Kur u nis avioni me mua, përpara atij avioni u nis një avion tjetër me ëndrrën time…Duke ardhur ëndrra ime para meje”, do të shprehej Belliu.

“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë e aktorit

Kanë qenë të shumtë miqtë e tij që kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet mesazheve të tyre në rrjetet sociale, duke ngushëlluar prindërit e çiftit, të cilët ishin prindër të dy fëmijëve.

“Ëndrra ime u nis me avion para meje”, miqtë e aktorit

Trupat e burrit, 35 vjeç dhe gruas, 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të  2199 Cruger Ave rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, tha policia. Detektivët po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje, tha policia. 

florind belliu

Sondazh

Poll