Aktualitet

Malësia e Kurbinit prej 1 jave nën flakë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri, rrezikohen banesat

Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor. 

7 Gusht 2022, 09:36 Nga e.k
Malësia e Kurbinit prej 1 jave nën flakë, banorët
Pamje nga zjarret

KURBIN- Prej 1 jave pyjet e Malësisë së Kurbinit janë nën pushtetin e flakëve. Një zjarr i rënë në zonën e Skurajve është përhapur me shpejtësi në disa drejtime dhe shpesh herë, duke vënë në rrezik dhe zonën e banuar. Deri tani flaket kanë shkrumbuar dhjetëra hektarë pyje, ndërsa ndërhyrja nga toka ka qenë e pamundur për shkak të terrenit të vështirë malor. 

Banorët shprehen të zemëruar dhe të irrituar me instancat shtetërore për të cilët thonë se i kanë lënë në baltë. Prej dy ditësh zjarri është përhapur në Malin e Bardhë duke rrezikuar dhe banesat. Banorët shprehen se e vetmja mënyrë për të shuar zjarrin është ndërhyrja nga ajri por që deri tani nuk ka ndodhur.

kurbin zjarr ne kurbin

Sondazh

Poll