Bota

Nisma për njohjen e Kosovës, ambasadori i Ukrainës në Serbi: I jemi mirënjohës për ndihmën por nuk ndryshojmë qëndrim

Tolkach duke folur për televizionin publik, ka thënë se Ukraina ka qëndrim parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti.

7 Gusht 2022, 07:35 Nga d.a.
Nisma për njohjen e Kosovës, ambasadori  i Ukrainës në
Volodymyr Tolkach

SERBI- Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, pas kërkesë së deputetin ukrainas për njohjen e Kosovës ka thënë se ajo i është mirënjohëse Kosovës për ndihmën që i ka dhënë, por ka shtuar se qëndrimi i saj për Kosovën nuk ka ndryshuar.

Tolkach duke folur për televizionin publik, ka thënë se Ukraina ka qëndrim parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti.

Ne kemi qenë gjithmonë të qëndrueshëm në politikën e jashtme dhe gjithmonë kemi mbështetur çdo vend brenda kufijve që njihen ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër, Ukraina së bashku me vendet e tjera evropiane u përpoqën të ndalonin luftërat e përgjakshme në Ballkan, siç ishte ajo e vitit 1999, por përpjekjet tona nuk mjaftuan. Prandaj sot jemi mirënjohës për mbështetjen që Kosova i jep Ukrainës, por në të njëjtën kohë ritheksojmë qëndrimin tonë parimor se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti. Në të njëjtën kohë, kush mund të jetë në të vërtetë mosmirënjohës për ndihmën që vjen nga çdo anë në formën e dhembshurisë, humanizmit, për çdo ndihmë të dhënë, çfarëdo vendi, territori apo pjesë që mund të jetë”.-tha Tolkach.

Ambasadori është i bindur se vetëm vlerat evropiane dhe afrimi me BE-në, e mbrojnë rajonin nga ndikimi i rrezikshëm rus, duke shtuar se Rusia dëshiron ta shkatërrojë Ukrainën.

Sot kur mbrojmë territorin e Ukrainës, nuk po mbrojmë vetëm vendin tonë, por gjithë Evropën dhe vlerat që ajo sjell. “Prej tetë vitesh në Ukrainë është bërë një luftë pikërisht për vendin tonë, për sovranitetin dhe integritetin”, tha ambasadori. “Ajo që bëri Putin në Ukrainë e vuri në pikëpyetje ekzistencën e shtetit tonë dhe neve si komb”.-shtoi ai.

Ukraina ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Të shtunën deputeti ukrainas Oleksyi Goncharenko ka njoftuar se ka dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë për njohjen e Kosovës. Disa orë më vonë ai ka treguar se ka marrë kërcënime nga serbët nëpërmjet rrjeteve sociale.

volodymyr tolkach oleksyi goncharenko njohja e kosoves nga ukraina

Sondazh

Poll