Bota

“Kam me t’vra”, 93-vjeçari kërcënon djalin e nipin, arrestohet nga policia me armë në dorë

Familjarët u shokuan teksa panë 93-vjeçarin me armë në dorë në oborrin e shtëpisë.

6 Gusht 2022, 23:26 Nga F.M
“Kam me t’vra”, 93-vjeçari kërcënon djalin e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Një 93-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kosovës pasi ka kërcënuar djalin e dhe nipin e tij. Gazeta Sinjali shkruan se ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën “Bajram Curri”, në Klinë.

Familjarët u shokuan teksa panë 93-vjeçarin me armë në dorë në oborrin e shtëpisë. “Ty kam me t’vra, kam me ju vra,”- thoshte 93-vjeçari duke iu drejtuar të birit dhe nipit.

Familja njoftoi Policinë që e vuri në pranga 93-vjeçarin. Në banesë u gjetën dy armë dhe mbi 100 fishekë, që u konfiskuan nga Policia. Ende nuk dihet se çfarë e ka sjellë konfliktin mes gjyshit dhe familjarëve të tij.

policia e kosoves

Sondazh

Poll