Bota

Vetetima godet depon me karburant në Kubë, raportohen për dhjetëra të plagosur

BBC shkruan se një rezervuar i dytë magazinimi shpërtheu të shtunën në mëngjes pasi zjarri u përhap.

6 Gusht 2022, 21:45 Nga I.A
Vetetima godet depon me karburant në Kubë, raportohen për
Depoja ne flake

KUBA- Një zjarr i madh ka shpërthyer në Kubë pasi rrufeja goditi një rezervuar karburanti në një depo në Matanzas. BBC shkruan se një rezervuar i dytë magazinimi shpërtheu të shtunën në mëngjes pasi zjarri u përhap.

Televizioni shtetëror raporton se dhjetëra persona janë plagosur dhe se 17 zjarrfikës kanë humbur. Ministri i Shëndetësisë i vendit tha në Twitter se disa persona janë në gjendje kritike.

zjarr ne kube

Sondazh

Poll