Bota

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Kreu i EULEX: Akte kriminale, do shtojmë patrullimet

Me anë të një postimi për në Twitter, Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë.

6 Gusht 2022, 21:30 Nga I.A
Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, Kreu i EULEX: Akte kriminale, do
Lars-Gunnar Wigemark

KOSOVË- Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Ujman. Me anë të një postimi për në Twitter, Wigermark ka thënë se këto sulme janë akte kriminale dhe duhet të ndalen menjëherë. Ai po ashtu tha se  EULEX-i do t’i shtojë patrullimet në atë zonë.

Njoftimi i Policisë:

Të shtënat e sotme në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë akte kriminale dhe duhet të ndërpriten menjëherë. EULEX Kosovo do të shtojë patrullimet e saj në zone.

lars-gunnar wigemark sulmohet policia e kosoves

Sondazh

Poll