Bota

Ngrohja globale, në Florida katër vitet e fundit po lindin vetëm breshka femra

Sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeanit, nëse vezët e një breshke inkubohen nën 27 gradë, të vegjlit do të jenë meshkuj, ndërsa nëse vezët inkubohen mbi 31 gradë, ato do të jenë femra.

6 Gusht 2022, 13:10 Nga k.m.
Ngrohja globale, në Florida katër vitet e fundit po lindin vetëm
Foto ilustruese

SHBA- Për shkak të ngrohjes globale, vetëm breshkat femra kanë dalë në plazhet e Floridës për katër vitet e fundit. Sipas asaj që shkencëtarët kanë shtjelluar dhe raportuar në CNN, kjo ka ndodhur si pasojë e valëve intensive të të nxehtit të shkaktuara nga kriza klimatike, e cila po ngroh ndjeshëm rërat në disa plazhe.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Oqeanit, nëse vezët e një breshke inkubohen nën 27 gradë, të vegjlit do të jenë meshkuj, ndërsa nëse vezët inkubohen mbi 31 gradë, ato do të jenë femra.

Raporti i pabarabartë i meshkujve ndaj femrave është një shqetësim në rritje mes ekspertëve. Melissa Rosales Rodriguez, kujdestare e breshkave të detit në Spitalin e Breshkave të Detit, hapur së fundmi nga kopshti zoologjik i Miami, tha se “me kalimin e viteve do të shihni një rënie të mprehtë të popullsisë së tyre, sepse thjesht nuk ka diversitet gjenetik dhe nuk ka mashkull-femër, raporti i nevojshëm për të pasur seanca të suksesshme mbarështimi./ANSA

breshkat

Sondazh

Poll