Bota

S'i ndalon asgjë! Shqiptari në arrest shtëpie bënte pazare droge në oborrin e banesës

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe një shqiptar, 46 vjeç së bashku me një maroken, 32 vjeç.

6 Gusht 2022, 12:39 Nga k.m.
S'i ndalon asgjë! Shqiptari në arrest shtëpie bënte
Foto ilustruese

ITALI- Në Fidenza të Italisë është zhvilluar një aksion anti-drogë, me patrulla të shumta që kanë kontrolluar zonat e gjithë bashkisë. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua dhe një shqiptar, 46 vjeç së bashku me një maroken, 32 vjeç.

Shqiptari, i paidentifikuar nga mediat italiane, i arrestuar kishte për të vuajtur dhe 3 vite "arrest shtëpie" për dhunë seksuale.

Mirëpo ai u arrestua, pasi u kap duke i shitur kokainë në oborrin e banesës së tij, marokenit. Këtij të fundit, pas kontrollit, policia i gjeti po ashtu dhe 10 gramë gati për shitje.

 

itali

Sondazh

Poll