Bota

Fotografoi 1 copë sallami, drejtori i CEA bën gafën virale, shpjegohet pse e bëri "gabimin"

Ai më vonë tha se e bëri këtë për të nxitur skepticizëm në mesin e përdoruesve të mediave sociale, në mënyrë që të mos besojnë çdo gjë që u ofrohet. Ndërsa vetë nxorri të pretenduarin yllin Proxima Centauri, i cili është pozicionuar më afër diellit.

6 Gusht 2022, 11:32 Nga k.m.
Fotografoi 1 copë sallami, drejtori i CEA bën gafën virale,
Etienne Klein

FRANCË- Etienne Klein, drejtor i kërkimit në Komisionin Francez të Energjisë Atomike (CEA), vendosi të bënte një shaka epike, e cila i kushtoi shumë. Ai postoi në Twitter foton e një fete sallami në një sfond të zi, duke pretenduar se ishte shkëputur nga teleskopi hapësinor James webb – por që nuk ishte ashtu siç dukej.

Ai më vonë tha se e bëri këtë për të nxitur skepticizëm në mesin e përdoruesve të mediave sociale, në mënyrë që të mos besojnë çdo gjë që u ofrohet. Ndërsa vetë nxorri të pretenduarin yllin Proxima Centauri, i cili është pozicionuar më afër diellit.

"Ky nivel detajesh ... një botë e re zbulohet çdo ditë,"-shkruante ai, ndërsa më pas pranoi se në fakt nuk ishte asgjë më shumë se një fetë e sallamit chorizo ​​spanjoll. Duke kërkuar falje, ai tha se qëllimi i tij kishte qenë t'u kujtonte njerëzve që "të jenë të kujdesshëm ndaj argumenteve nga njerëzit në pozita të autoritetit".

 

etienne klein

Sondazh

Poll