Aktualitet

"Benzi" përplaset me motorin në Vlorë

Ndërsa mesditen e sotme, një automjet përplaset me një motor dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit është në gjendje të rëndë.

6 Gusht 2022, 14:13 Nga k.m.

 

"Benzi" përplaset me motorin në Vlorë
Aksidenti në Vlorë

VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e kësaj të shtunë në rrugën e Lumit të Vlorës, pranë fshatit Sherishtë. Ndërsa mesditen e sotme, një automjet përplaset me një motor dhe si pasojë drejtuesi i motomjetit është në gjendje të rëndë. Ndërkohë që Policia dhe ambulanca drejt vendit të ngjarjes.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor Babicë-Qishbardhë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. B., 59 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. C., 37 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

vlorë aksident ne vlore

Sondazh

Poll