Aktualitet

Kreu i SPAK: Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar, jashtë ‘punojnë’, këtu pastrojnë paratë e vrasin

Kraja shtoi se ndërkohë që aktivitetin e jashtëligjshëm e ushtrojnë jashtë, në Shqipëri ndodhin përplasjet dhe vrasjet.

5 Gusht 2022, 19:04 Nga F.M
Kreu i SPAK: Grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar, jashtë
Arben Kraja

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Arben Kraja ka folur për grupet kriminalet shqiptare. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Kraja tha se grupet shqiptare janë fuqizuar shumë. Ai tha se gruper kriminale shqiptare janë bërë aktivë edhe në vendet e prodhimit të drogërave të dorta, si Amerika e Jugut. Kraja shtoi se ndërkohë që aktivitetin e jashtëligjshëm e ushtrojnë jashtë, në Shqipëri ndodhin përplasjet dhe vrasjet. Gjithashtu sipas kreut të SPAK në vendin tonë pastrohen paratë e grupeve kriminale.

Pjesë nga intervista:

Z. Kraja, sa të fuqishme janë grupet kriminale në Shqipëri? Shohim grupe kriminale që sjellin drogë nga vendet e para drejt Shqipërisë, kemi parë, kapjen e sasive të drogën në portin e Durrësit, sa të fuqishme janë ato realisht?

Arben Kraja: Kohët e fundit ne po vërejmë përfshirjen gjithnjë e më shumë të shtetasve shqiptarë në aktivitete kriminale jashtë vendit, sidomos në trafikun e drogës, dhe duke u aktivizuar që në vendet e burimit. Pra që në vendet e Amerikës së Jugut dhe garantimin e transportit nëpërmjet anijeve dhe rrugëve detare drejt Evropës Perëndimore. Dhe ky është fenomen shqetësues sepse jo thjesht sepse dëmton jetën e njerëzve që përdorin këto drogëra. Por edhe për Shqipërinë ka pasoja. Një pjesë e mirë që rrjedhin nga ky aktivitet kriminal vijnë dhe investohen në Shqipëri. Në Shqipëri ndodhin shumë vrasje, grabitje dhe ngjarje të dhunshme që lidhen me aktivitetin jashtë vendit të këtyre grupeve kriminale. Në një farë mënyre jemi përfshirë në këto pasoja që sjell ky aktivitet.

arben kraja

Sondazh

Poll