Aktualitet

Dosja.al publikon pamjet! Vrasja e 7-vjeçares nuk ndalon skafet, mjetet lundrojnë në Potam në shkelje të ligjit

Ligji vijon të shkelet pavarësisht tragjedisë së ndodhur.

5 Gusht 2022, 18:18 Nga F.M
Dosja.al publikon pamjet! Vrasja e 7-vjeçares nuk ndalon skafet, mjetet
Skaf, Potam, Himarë

HIMARË- Mjetet lundruese vijojnë të qarkullojnë në Himarë dhe jo vetëm, edhe pse kanë kaluar vetëm tre ditë nga 2 gushti që përgjaku Potamin me përplasjen për vdekje të 7-vjeçares Jonida Avdia. Dosja.al ju sjell pamje nga Potami ku shihet se në tjetër mjet lundrues bën nisjen në shkelje të ligjit.

Sipas rregullit, nisja duhet bërë nga moli që udhëzon policia që ndodhet në qendër, Himarë, por në  të vërtetë, kjo gjë nuk ndodh. Ligji vijon të shkelet pavarësisht tragjedisë së ndodhur.


Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

arian tase jonida avdia vdes femija ne himare

Sondazh

Poll