Aktualitet

Përmbyset zjarrfikësja në Durrës, u nis të shuante flakët në Kepin e Rodonit

Nga aksidenti në fjalë nuk raportohet për persona të dëmtuar, por për dëme materiale. 

5 Gusht 2022, 18:12 Nga F.M
Përmbyset zjarrfikësja në Durrës, u nis të shuante
Foto Ilustruese

DURRËS- Një mjet zjarrfikës është aksidentuar dhe ka përfunduar i përmbysur. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, pranë Kepit të Rodonit, në një zonë që është përfshirë nga flakët. Zjarrfikësja mbërriti këtë pasdite në këtë zonë për të shuar flakët, por për shkak të terrenit të vështirë, mjeti është aksidentuar dhe përmbysur.

Nga aksidenti në fjalë nuk raportohet për persona të dëmtuar, por për dëme materiale. 

Efektivët e policisë dhe auto-ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Po punohet për të vënë situatën nën kontroll dhe për të rinisur punën për shuarjen e flakëve. 

aksident ne durres permbyset zjarrfikesja

Sondazh

Poll