Aktualitet

Nxorri Jonidën e vdekur nga deti, familjari: Skafi iku, Tase nuk ndaloi as për ndihmë

Zeirllari tregon momentin tragjik.

5 Gusht 2022, 18:02 Nga F.M
Nxorri Jonidën e vdekur nga deti, familjari: Skafi iku, Tase nuk ndaloi as
Pamje nga plazhi në Himarë

TIRANË- Në dosjen e Prokurorisë për ngjarjen tragjike të Himarës, ku u vra 7-vjeçarja, Jonida Avdia, është zbardhur edhe dëshmia e Emiliano Zeqirllarit, kushëri e familjar i të miturës. Në dëshmi, Zeqirllari ka rrëfyer se Bledar Avdia bashkë me të bijën Jonida po laheshin në breg të detit dhe në një moment ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh me disa persona në bord.

“Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri (në lidhje familjare me viktimen) Rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur të miturën me helikat e motorrëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bertasin “ndalo se e vrave, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. “Po laheshim në det dhe një mjet lundrues i madh u afrua. Në kohën që mjeti mori njerëz në breg, goditi fëmijën me helika. Unë dhe të gjithë njerëzit që ishin në  breg bërtisnim: ‘Ndalo se e vrave’. Por mjeti lundrues vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra dhe e nxora Jonadën e pajetë. Ishte pa asnjë shenjë jete”,”- thuhet në dosje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

arian tase vdes femija ne himare jonida avdia

Sondazh

Poll