Aktualitet

Tragjedia në Himarë, bllokohen 33 mjete lundruese, kishin mungesë dokumentacionbesh

Kontrollet e policisë Kufitare janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe vijojnë ende.

5 Gusht 2022, 16:17 Nga F.M

Tragjedia në Himarë, bllokohen 33 mjete lundruese, kishin mungesë

VLORË- 33 mjete lundruese si Jet Ski , gomone, skafe e varka janë bllokuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm që duhet për të lundruar në det. Mësohet se kontrollet janë kryer nga policia kufitare dhe ajo e rendit. Për pasojë, deri në verifikimin e plotë, mjetet lundruese nuk do të mund të qarkullojnë lirshëm e as të drejtohen nga pronarët e tyre. Kontrollet e policisë Kufitare janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare dhe vijojnë ende. Pritet që numri i mjeteve lundruese që do të bllokohen, të rritet në orët në vijim.

Këto kontrolle vijnë pas tragjedisë së ndodhur në Himarë më 2 gusht, ku vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

arjan tase vdes femija ne himare

Sondazh

Poll