Bota

Lija e majmunit/ Guvernatori i Floridës: Emergjencat shëndetësore, diktaturë, politikanët po shkelin liritë tuaja

Në një konferencë për mediat, Ron DeSantis u tha gazetarëve se qeveria e tij "nuk ka frikë".

5 Gusht 2022, 16:50 Nga k.m.
Lija e majmunit/ Guvernatori i Floridës: Emergjencat
Ron DeSantis

SHBA- Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis iu përgjigj veprimeve të fundit të ndërmarra si përgjigje ndaj shpërthimit të virusit të lisë së majmunëve në Shtetet e Bashkuara. Në një konferencë për mediat, ai u tha gazetarëve se qeveria e tij "nuk ka frikë".

"Ju shikoni që të gjithë politikanët po përpiqen t’ju frikësojnë juve rreth kësaj, mos dëgjoni marrëzitë e tyre. Ju e shihni që disa shtete po shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ata do të abuzojnë me fuqitë e emergjencës për të kufizuar lirinë tuaj. Ju garantoj se kjo është ajo që do të ndodhë. Ne pamë shumë gjëra gjatë Covidit. Ne nuk do të dalim mbi faktet dhe nuk do të frikësojmë popullin dhe të përpiqemi të sillemi sikur njerëzit nuk mund të jetojnë siç kanë bërë normalisht për shkak të diçkaje,"- tha Ron De Santis.

Republikani, i cili minimizoi pothuajse të gjitha masat anti-Covid gjatë gjendjes së pandemisë, bëri edhe një zotim personal ndaj qytetarëve të shtetit të Teksasit.

Numrin më i lartë i rasteve me linë e majmunit është raportuar në shtetin e Nju Jorkut, i cili ndiqet nga Kalifornia dhe Illinois.

ron desantis

Sondazh

Poll