Bota

Shqiptarët, më të urryerit në Serbi, anketimi: Rinia serbe preferon më shumë maqedonasit e malazezët

Studimi i publikuar së fundmi është porositur nga organizata rinore serbe “Pokriv”, të dhënat e plota të të cilës do të shpallen zyrtarisht më 12 gusht në Beograd gjatë Forumit Rinor Ndërkombëtar.

5 Gusht 2022, 16:37 Nga k.m.
Shqiptarët, më të urryerit në Serbi, anketimi: Rinia serbe
Foto ilustruese

BEOGRAD- Shqiptarët janë në krye të listës së zezë të të rinjve serbë sa i përket pëlqyeshmërisë nga këta të fundit. Por menjëherë pas shqiptarëve, renditen bullgarët dhe kroatët. Studimi i publikuar së fundmi është porositur nga organizata rinore serbe “Pokriv”, të dhënat e plota të të cilës do të shpallen zyrtarisht më 12 gusht në Beograd gjatë Forumit Rinor Ndërkombëtar.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i të rinjve për pakicat kombëtare nga 1 deri në 4, ku kjo e fundit është vlera më negative, shqiptarët janë vlerësuar me 2,52, si më të papëlqyerit nga serbët. Të dytët në listën e zezë renditen bullgarët dhe më pas kroatët me 2,04. Më pranë tyre, serbët shohin maqedonasit dhe malazezët të cilët i vlerësojnë me notën 1,75 dhe 1,68.

Në mes të tabelës janë edhe minoritetet nga Hungaria, Rumani dhe Bosnje Hercegovina.

Rezultatet e studimit nuk janë befasuese duke pasur parasysh urrejtjen institucionale që është futur në Serbi për mbi njëqind vjet kundër të gjitha vendeve fqinje. Nga i njëjti sondazh del qartë se 55% e të rinjve serbë janë kundër vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë. 43% e të anketuarve besojnë se Serbia duhet të balancojë mes Lindjes dhe Perëndimit.

55 % e të rinjve serbë janë të mendimit se vendi nuk duhet të dënojë Rusinë për agresionin e saj kundër Ukrainës. Vetëm 18 për qind besojnë se Serbia duhet të vendosë sanksione kundër Rusisë./novinite

te rinjte serbe serbi

Sondazh

Poll