Bota

U përfshinë në një skandal përgjimi/ Japin dorëheqjen dy njerëzit më të besuar të kryeministrit grek

Të njëjtat burime informacioni bëjnë me dije se si qeveria ashtu edhe të dorëhequrit nuk kanë asnjë lidhje me rastin Androulakis.

5 Gusht 2022, 15:14 Nga k.m.
U përfshinë në një skandal përgjimi/ Japin
Grigoris Dimitriadis

GREQI- Grigoris Dimitriadis dha sot dorëheqjen nga posti i sekretarit të përgjithshëm të kryeministrit grek, Kyriakos Mistotakis. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis ka pranuar dorëheqjen e tij. Sipas mediave greke, dorëheqja e Dimitriadis synon shkëputjen e çështjes së përgjimeve nga pallati Maximos. Të njëjtat burime informacioni bëjnë me dije se si qeveria ashtu edhe të dorëhequrit nuk kanë asnjë lidhje me rastin Androulakis.

Dimitriadis, siç bëjnë me dije burime kompetente nga qeveria, ka dhënë dorëheqjen për shkak se gjatë gjashtë viteve pranë kryeministrit ka marrë shumë sulme, të drejtuara kundër vetë Kyriakos Mitsotakis.

"Me lëvizjen e tij ai zgjedh të mbrojë kryeministrin, nuk dëshiron të krijojë probleme të tjera,"-tha ai.

Përveç Dimitriadis, nga detyra u largua edhe shefi shërbimit sekret grek Panajotis Kondoleon. Largimi i tyre ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tyre në një skandal përgjimi të publikuar fillimisht prej partisë opozitare Pasok, dhe në vazhdim edhe prej një gazete kritike ndaj qeverisë, sipas së cilës ishte përgjuar telefoni i një gazetari të saj.

Sipas publikimeve të mediave vendase, dy zyrtarët kishin dijeni për tentativën e përgjimit të telefonit të kryetarit të Pasok, i cili denoncoi se pati një tentativë për infektimin e telefonit të tij me programin “Predator”, ndërsa në të njëjtën kohë u raportua edhe lajmi se programi i përgjimeve ishte instaluar në telefonin e një gazetari. Por deri tani qeveria mohoi se ka dijeni lidhur me përgjimet.

grigoris dimitriadis kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll