Bota

Punonjësja e ambasadës britanike përdhunohet dhe vritet nga një shofer taksie

Një punonjëse e ambasadës britanike, Rebecca Dykes, 30-vjeç u përdhunua dhe u vra brutalisht nga një shofer i kompanisë Uber, Tariq Houshieh .

5 Gusht 2022, 16:17 Nga s.s
Punonjësja e ambasadës britanike përdhunohet dhe vritet nga
Rebecca dhe Tariq

LIBAN- Një punonjëse e ambasadës britanike, Rebecca Dykes, 30-vjeç u përdhunua dhe u vra brutalisht nga një shofer i kompanisë Uber, Tariq Houshieh pas një feste vajzash në kryeqytetin e Libanit, Beirut në dhjetor të vitit 2017. Trupi i 30-vjeçares është gjetur i braktisur në rrugë, ku sipas raportimit të hetimeve policore, ajo ishte mbytur nga taksisti melidhësen e një kapuçi. Trupi i saj është gjetur dy ditë më vonë më 16 dhjetor të vitit 2017.

Ai do të dënohet me vdekje në vitin 2019 për atë që gjyqtari i çështjes e përshkroi si një 'veprim të paramenduar dhe të qëllimshëm', por tashmë një hetim për vdekjen e saj, u hap në Londër këtë javë, të cilët thanë se vrasësi dhe avokatët e tij po bëjnë çdo gjë për të zbutur dënimin që ai ka marrë nga gjykata. Vrasësi Houshieh, i gjurmuar prej kamerave të sigurisë, punonte si taksist megjithse kishte dënime të mëparshme për kërcënime e vjedhje, raporton dailymail.co.uk. Vrasësi po lufton kundër dënimit me vdekje që i është dhënë, siç jepet zakonisht në Liban për vrasje të tilla të rënduara. Libani nuk ka kryer ekzekutime prej vitit 2004, sipas të dhënave të Human Rights Watch.

liban ambasada britanike

Sondazh

Poll