Aktualitet

PAMJET- Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri

Nga videoja e siguruar nga plazhi, duket vetëm reshti i parë i mbushur me turistë ndërsa të tjerët, janë bosh, madje as nuk janë hapur.

5 Gusht 2022, 14:48 Nga k.m.
PAMJET- Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës
Plazhi i Livadhit

HIMARË- Plazhet sivjet duket se janë të boshatisur. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, plazhi i Livadhit është i boshatisur, me shumë pak shezlonge me turistë.

Nga videoja e siguruar nga plazhi, duket vetëm reshti i parë i mbushur me turistë ndërsa të tjerët, janë bosh, madje as nuk janë hapur. Një pamje e tillë është bërë e zakontë në jug të vendit, por edhe jo vetëm, edhe pse një çadër kushton vetëm 700 lekë të reja, me gjithë parkingun e përfshirë në çmim.

Sipas shifrave të analizuara nga Barometri i Ballkanit, 60% e shqiptarëve nuk e përballonin dot një javë pushime në vit, aq më tepër me çmimet në jug të vendit. E rezultati duket se është si më poshtë. Një plazh bosh, ndryshe nga çfarë jemi mësuar që të shohim vitet e tjera.

plazhi i livadhit

Sondazh

Poll