Tragjedia në Himarë, polici Arjan Tase: Nëse do isha rrotulluar në anën tjetër, do kisha vrarë familjen time
Arjan Tase tha se në skaf kishte hipur vetëm e ëma dhe djali i tij i vogël, e se pjesa tjetër e familjes ishte në det, ndaj shtoi se nëse do të kthehej nga ana tjetër, varka e tij do të vriste familjen e vetë.
VLORË- Ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Arjan Tase ka dhënë detaje të tjera lidhur me atë që ka ndodhur mesditen e të martës në plazhin e Potamit në Himarë. Në rrëfimin e tij, gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë, Tase është shprehur se nuk do të bënte asnjë justifikim. Tase tha se në skaf kishte hipur vetëm e ëma dhe djali i tij i vogël, e se pjesa tjetër e familjes ishte në det, ndaj shtoi se nëse do të kthehej nga ana tjetër, varka e tij do të vriste familjen e vetë.
"Dua t’i kërkoj falje familjes të së miturës për tragjedinë që i kam shkaktuar. Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese. Dua tju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrsesi, por fati im i keq. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time,"-tha ai pasi kërkoi falje.
Sot, Prokruroria ka ngritur ndaj tij akuzën 'vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte' dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Ndërsa është caktuar që të mbahet në masën e sigurisë "arrest me burg" deri në shpalljen e vendimit përfundimtar nga ana e Gjykatës së Vlorës. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.
Sondazh
PAMJET- Bosh plazhi i Livadhit në Himarë, sezoni i verës dështim në Shqipëri
Plazhi i Livadhit HIMARË- Plazhet sivjet duket se janë të boshatisur. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara ng...
Vdiq i riu nga Italia/ Aksidenti te “Bishti i Zhurit, Policia arreston drejtuesin e kamionit
Policia e Kavajës ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit që u përfshi në aksidentin tragjik në zonën e njohur si...
Zaptoi hapësirën publike të plazhit, vihet nën hetim pronari i subjektit në Sarandë, i sekuestrohen 132 çadrat dhe shezlongët
Foto ilustruese SARANDË- Pronari i një subjekti, 36-vjeçari i identifikuar me iniciale A.L., është vënë nën ...
Blendi Fevziu me skaf në breg të detit, moderatori sqaron komentuesit e revoltuar: I kam për emision
Pamje nga reportazhi i Fevziut TIRANË- Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj kritikave të shumta që mori pas publikimit t&eu...
Shkaktoi tragjedinë në Himarë, dy fjalët e Arjan Tases në gjyq
Arjan Tase VLORË- Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë nga gjykata e Vlorës për ta lënë në burg, ...
Korçë/ Trafiku i 101 kg kanabis me kamion drejt Turqisë, arrestohet 33-vjeçari
Foto ilustruese KORÇË- Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari me Edison Koçi, i cili ishte i shpallur n&eum...
“Zhduken” mjetet lundruese në Vlorë, drejtori i i Kufirit shpjegon dokumentet që duhet të kenë skafet për të dalë në det
Foto ilustruese Asnjë mjet lundrues sot nuk ka dal në det, në plazhet e Vlorës. Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të...
Çmimi i naftës ulet në 94 dollarë fuçia! Konfindustria thirrje Bordit të Transparencës: Duhet të ndërhyni
ulet cmimi i naftes TIRANË- Çmimi i naftës në bursë ka rënë, Konfindustria i ka kërkuar Bordit të Transparen...
Minutat e tmerrit para vdekjes/ ‘Ndalo se e vrave’, dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, na ndau
Momenti i përballjes TIRANË- Minuta tmerri kanë qenë ato me të cilat është ndeshur familja Avdia, e cila ishte akomoduar...
Sulmi kibernetik në Shqipëri, Google: Vjen nga Irani
Foto ilustruese Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe ...
