Aktualitet

Zaptoi hapësirën publike të plazhit, vihet nën hetim pronari i subjektit në Sarandë, i sekuestrohen 132 çadrat dhe shezlongët

132 çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të jashtëligjshme.

5 Gusht 2022, 14:02 Nga k.m.
Zaptoi hapësirën publike të plazhit, vihet nën hetim pronari
Foto ilustruese

SARANDË- Pronari i një subjekti, 36-vjeçari i identifikuar me iniciale A.L., është vënë nën hetim pasi kishte zaptuar hapësirën publike të plazhit në vendin e quajtur “4 ishujt” në Ksamil duke vendosur 132 çadra dhe shezlongë pa pasur lejen përkatëse.

132 çadrat dhe shezlongët u sekuestruan në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave të zaptuara në mënyrë të jashtëligjshme.

Njoftimi i policisë:

Procedohet penalisht pronari i një subjekti, i cili kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar. Sekuestrohen 132 çadra dhe shezlongë. Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin: -A. L., 36 vjeç (pronari i subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 132 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “4 Ishujt”, Ksamil. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

sarande

Sondazh

Poll