Aktualitet

3 të burgosurit dhunuan gardianët e burgut të Peqinit, mund të 'izolohen' në 41-biss për 90 ditë

Si masë paraprake, të tre të dënuarit për 14 ditë janë ndaluar që të përfshihën në aktivitetet normale, duke u izoluar.

5 Gusht 2022, 15:43 Nga k.m.
3 të burgosurit dhunuan gardianët e burgut të Peqinit, mund
Foto ilustruese

PEQIN- Tre të burgosurit që dhunuan punonjësit e policisë në paraburgimin e Peqinit po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41-biss. Bëhet fjalë për tre të prangosurit, Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu. Si masë paraprake, të tre të dënuarit për 14 ditë janë ndaluar që të përfshihën në aktivitetet normale, duke u izoluar.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për 3 të paraburgosurit për kalimin e tyre në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Sherri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku të tre të dënuarit fillimisht janë përplasur me njëri-tjetrin, e në momentin kur gardianët kanë ndërhyrë për t'i ndarë. I kanë goditur dhe ata të fundit. Për të zbardhur të gjithë ngjarjen, shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dërgoi urgjent grup pune në burgun e Peqinit për të rivendosur rendin.

Sondazh

Poll