Aktualitet

Korçë/ Trafiku i 101 kg kanabis me kamion drejt Turqisë, arrestohet 33-vjeçari

Edison Koçi akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar tashmë nga Policia, Mico Rexhepisin dhe Arben Markun, të cilët tentuan të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.

5 Gusht 2022, 13:15 Nga k.m.
Korçë/ Trafiku i 101 kg kanabis me kamion drejt Turqisë,
Foto ilustruese

KORÇË- Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari me Edison Koçi, i cili ishte i shpallur në kërkim, si personi i përfshirë në tentativën për trafikimin 101 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Koçi akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar tashmë nga Policia, Mico Rexhepisin dhe Arben Markun, të cilët tentuan të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.

33-vjeçari nga Xhafzotaj dhe dy të tjerët, me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg kanabis. Ndërkohë, shkon në 26 numri i të ndaluarve gjatë njëmbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”, ndërsa nga ana e Policisë po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

edison koçi mico rexhepisi arben marku

Sondazh

Poll