Aktualitet

I dyti brenda ditës, gjendet një tjetër trup i pajetë në Divjakë

Personi i pajetë është rreth të 60-ave dhe nuk është identifikuar ende.

5 Gusht 2022, 11:34 Nga k.m.

I dyti brenda ditës, gjendet një tjetër trup i pajetë

DIVJAKË- Një trup është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në brigjet e plazhit të Divjakës, pranë vendit të quajtur Kanali i Vaut. Kanë qenë pushuesit, të cilet kanë pikasur trupin dhe kanë lajmëruar Policinë e Shtetit lidhur me trupin e pajetë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ambulanca, e cila e ka transportuar drejt morgut të Spitalit të Lushnjes. Personi i pajetë është rreth të 60-ave dhe nuk është identifikuar ende.

"Gjatë paradites, në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Kanali i Vaut”, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake e viktimës nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,"-shkruhet në njoftimin e Policisë.

Ky është trupi i dytë i pajetë që është gjetur gjatë ditës së sotme në qarkun e Fierit, pasi më herët në rrjedhjen e lumit Seman, dy peshkatarë gjetën trupin e dekompozuar i një të riu, i cili po ashtu ka mbetur i paidentifikuar. Trupi i të riut kishte kohë që qëndronte në ujë i dekompozuar.

divjakë plazhi i divjake

Sondazh

Poll