Aktualitet

Mbajti peng dhe përdhunoi nën kërcënimin e thikës 30-vjeçaren, lihet në burg Marjus Musaku

Marjus Musaku u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Durrësit pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armës në një hotel Dyrmishin.

5 Gusht 2022, 11:33 Nga k.m.
Mbajti peng dhe përdhunoi nën kërcënimin e thikës
Ersida Dyrmishi

DURRËS- Ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, është vendosur masa “Arrest me burg” për 32-vjeçarin Marjus Musaku, i cili akuzohet se mbajti peng dhe përdhunoi Ersida Dyrmishin. Sot togat e zeza kanë vendosur që ta mbajnë në burg, ndërkohë që do të gjykohet për veprat penale: “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njëri-tjetrin,”- tha ai në dëshminë e parë për uniformat blu. Sakaq Ersida ka deklaruar se kërcënohej prej tij me jetën e 2 fëmijëve dhe bashkëshortit.

Musaku u arrestua në flagrancë nga blutë e qytetit të Durrësit pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armës në një hotel Dyrmishin. 30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve të mitur u deklaruar e humbur nga bashkëshorti i saj më datë 25 korrik, e nuk u bë e gjallë për 9 ditë. 

Musaku dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të renë, duke e kërcënuar dhe për jetën e familjarëve të saj. Por në Gjykatë, ai e ka mohuar se e ka abuzuar seksualisht, duke u shprehur se në fakt kishin një histori me njëri-tjetrin: Ajo ka ardhur me dëshirën e saj. Ne kemi një hsitori dashurie, kemi qenë bashkë këto ditë. Nga ana tjetër, Dyrmishi deklaron se e njihte Musakun, por nuk preferon t’i vendosë një emër tjetër njohjes së tyre.

 

ersida dyrmishi marjus musaku

Sondazh

Poll