Aktualitet

Gjendet një trup i dekompozuar në Seman 

Trupi i tij është gjetur në orët e vona të së enjtes nga dy peshkatarë, të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar Policinë.

5 Gusht 2022, 09:31 Nga DOSJA
Gjendet një trup i dekompozuar në Seman 
Foto ilustruese

FIER- Gjendet një trup i dekompozuar në Seman. Trupi është gjetur nga dy peshkatarë në brigjet e lumit Seman, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Dy peshkatarët nga fshati Arapaj menjëherë pasi kanë pikasur kufomën kanë njoftuar Policinë e Shtetit. Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë është i vështirë identifikimi. Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës e nëse ka qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe.

“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,”- njoftoi sot Policia.

Gjithashtu ende nuk dihet as shkaku i vdekjes, por hetimet e mëtejshme do të zbulojnë më shumë detaje lidhur me ngjarjen. 

seman trupi i pajete ne seman

Sondazh

Poll