Aktualitet

VD-Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në Gjykatë, mbahet i fshehur nga kamerat

Por për të shmangur kamerat mbi të nga të gjitha mediat e mbledhura para Gjykatës së Vlorës, furgoni i Policisë është futur në garazhdin e Gjykatës.

5 Gusht 2022, 10:38 Nga k.m.
VD-Vrasja e 7-vjeçares në Potam, Arjan Tase mbërrin në
Foto nga Gjykata e Vlorës

HIMARË- Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës, që përplasi për vdekje 7-vjeçaen në plazhin e Potamit ka mbërritur në ambientet e gjykatës së Vlorës për t’u njohur më masën e sigurisë. Por për të shmangur kamerat mbi të nga të gjitha mediat e mbledhura para Gjykatës së Vlorës, furgoni i Policisë është futur në garazhdin e Gjykatës, për të dërguar më pas të prangosurin para trupës gjykuese.

Tase akuzohet për vrasjen e Jonada Avdiat, 7-vjeçares që u masakrua nga skafi i tij në Potam.  Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura, Jonada Avdia po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones, e më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit kërkojnë 3 dorëheqje të tjera. Ndaj kryeministrit Edi Rama kërkohet dorëheqja e Bledi Çuçit, Mirela Kumbaros dhe Gledis Nanos. 

arjan tase vdes femija ne himare

Sondazh

Poll