Vrau me skaf 7-vjeçaren, "arrest me burg" për Arjan Tasen, ish-polici: Kërkoj falje!
Sot, Prokruroria ka ngritur ndaj tij akuzën 'vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte' dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët.
VLORË- Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për ish shefin e Komisariatit Arjan Tasen, i akuzuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia në Himarë pak ditë më parë. Sot, Prokruroria ka ngritur ndaj tij akuzën 'vrasje e kryer në formën e dashjes indirekte' dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë-5 vite burg. Prokurorja Eranda Laze dorëzoi një ditë më parë në gjykatë ish-shefin e policisë për akuzën e vrasjes me dashje të Jonada Avdiut ndërsa kërkoi masën e arrestit me burg, duke kërkuar rrëzimin e referimit të Policisë së Vlorës lidhur me ngjarjen.
“Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje mbasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimetër,”- thuhet në dosje.
Në seancën gjyqësore, Tase nuk ka kundërshtuar masën e sigurisë dhe i ka kërkuar falje familjes së të miturës dhe policisë së Shtetit. E më pas është shprehur se do të pranojë vendimin e drejtësisë për të.
Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.
Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime. Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos.
Sondazh
Vrasja e 7-vjeçares, ministri Çuçi: Kam reaguar me vepra, akuzat ndaj meje i nxit Berisha
Bledi Çuçi TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ia ka vënë fajin kryedemokratit Sali Berisha për t...
Gjendet një trup i dekompozuar në Seman
Foto ilustruese FIER- Gjendet një trup i dekompozuar në Seman. Trupi është gjetur nga dy peshkatarë në brigjet e lumit Seman,...
Kishin kthyer qendrat e masazhin për prostitucion, 3 të arrestuar dhe 4 të proceduar
qendra masazhesh TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona, ka proceduar 4 të tjerë dhe ka shpallur në ...
Vodhën pensionet, arrestohen dy zyrtarë të postës në Divjakë (EMRAT)
Foto ilustruese DIVJAKË- Policia e Divjakës ka vënë në pranga dy punonjës të Zyrës Postare në Divjakë...
Sulmi kibernetik në Shqipëri, kompania amerikane: Pas saj qëndrojnë hakerat iranianë
SHBA- Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti n&e...
Lëvizte nëpër qytet me thikë,28-vjeçares shqiptare i hiqet leja e qëndrimit dhe dëbohet nga Italia
Arma e sekuestruar ITALI- Agjentët e njësisë së Fontivegge, gjatë kontrolleve të territorit, kanë ndaluar një 28-vj...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 29-vjeçari shqiptar (EMRI)
aksidenti ne Itali ITALI- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 29-vjeçarit shqiptar, Klajdi Tahiri, banues në Villanu...
HARTA LIVE! Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet, termometri do të arrijë 39°C
Foto ilustruese TIRANË- Moti ditën e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura ku orët e ...
Ambasada shqiptare në Gjermani bën njoftimin e rëndësishëm: Shkurtohen disa shërbime
Foto Ilustruese TIRANË- Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gji...
Sherr në Korçë, 17-vjeçari plagoset me thikë
KORÇË- Një konflikt fizik ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta në Korçë. Mësohet se një...



