Politike

VD-Premtimi për referendum, Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni pastaj politikanët do bëjnë më si të fortë?

Ilir Meta tha se me rikthimin e referendumit populli do të bëhet ligjbërës, po aq sa kritik i qeverisë. 

5 Gusht 2022, 11:29 Nga k.m.

VD-Premtimi për referendum, Meta: Do vendosë sovrani, do shikoni

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Ilir Meta ka premtuar protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e po ashtu edhe rikthimin e referendumit. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se me rikthimin e referendumit populli do të bëhet ligjbërës, po aq sa kritik i qeverisë. 

PJESË NGA BISEDA: 

Do i bashkoheni ju protestave të Berishës? Meta: Ne jemi në protestë çdo ditë e çdo sekondë. Jemi në një aksion të ballafaqimit kudo. I nxisim të gjithë që të reagojnë në mënyrë demokratike  ndaj kësaj qeverisje që ka program shpopullimin e Shqipërisë, vjedhjen dhe grabitjen e pasurive natyrore dhe gjithashtu largimin e përzënien e të gjithë të rinjve, forcave krijuese që kërkojnë një Shqipëri europiane, një Shqipëri ku shteti të mos i shtypë por të jetë në shërbim të tyre. Ky është program ynë dhe për këtë do të bashkëpunojmë me të gjithë qytetarët shqiptarë e forcat politike që e kanë seriozisht. Javët në vijim do të habiteni me këto çështje duke nisur nga arbitrazhet. Do të bëjmë se s’bën të mundur ligjin për referendum. Do ta bëjmë këtë gjë patjetër.

Partia e Lirisë ka premtuar referendume, por për cilat çështje? Meta: Populli e ka vendosur vetë që në '98. Do e bëjmë patjetër kur sovrani do e përdorë sa herë që t'i dojë qejfi. Sovrani do mbledhë firmat dhe do i palosë. Populli vetë do të bëhet edhe politikbërës. Kjo është forma më e lartë demokratike. Do bashkëpunoj me të gjithë pa paragjykim. E ti shikoni më pas politikanët do bëjnë më si të fortë apo jo. 

ilir meta meta me gazetaret 5 gusht 2022

Sondazh

Poll