Politike

VD-Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe vetëm një, koha e përgjumjes ka mbaruar

Ndërsa nuk ngurroi që të bënte një koment edhe për ish-kryedemokratin Lulzim Basha. 

5 Gusht 2022, 11:17 Nga k.m.
VD-Meta i del në krah Berishës: PD është një dhe
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të jetë në krah të Sali Berishës. I pyetur sot se cilën PD njeh, Meta tha se njeh vetëm një Parti Demokratike dhe ajo drejtohet nga Sali Berisha. Ndërsa nuk ngurroi që të bënte një koment edhe për ish-kryedemokratin Lulzim Basha. 

“Ka vetëm një Parti Demokratike dhe vetëm një. Është një parti me shumë kontribute. Do bashkëpunojmë shumë ngushtë me PD. Që është një vetëm një. Që është si populli opozitar. Koha e përgjumjes për hatër të PD ka mbaruar. 7 Korriku ishte një tregues i qartë i këtij zgjimi të vlerave më të mira të PD si parti e vlerave. Do punojmë shumë ngushtë me PD. Por edhe me PS për reformën territoriale,”- tha Meta.

ilir meta meta me gazetaret 5 gusht 2022

Sondazh

Poll