Bota

Ishin arratisur në Shqipëri, pas ekstradimit të burrit arrestohet dhe gruaja e përfshirë në trafik droge në Itali

Dy bashkëshortët, të dy shqiptarë, për t'i shpëtuar autoritetit gjyqësor, ishin arratisur në vendin e origjinës, por më pas ndaj 26-vjeçarit u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit ai u ekstradua më 28 korrik, duke lejuar Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të ekzekutonte masën e paraburgimit në burg. 

5 Gusht 2022, 11:12 Nga d.a.
Ishin arratisur në Shqipëri, pas ekstradimit të burrit arrestohet
policia italiane

ITALI- Agjentët e Policisë së Shtetit të Komisariatit të Città di Castello kanë ekzekutuar një urdhër me të cilin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, dhënë nga gjyqtari i Hetimeve Paraprake në Gjykatën e Perugia-s, ndaj një gruaje 25-vjeçare shqiptare, e hetuar për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike në lidhje me 4 persona të tjerë, mes të cilëve bashkëshorti i saj, po shtetas shqiptar.

Sipas mediave vendase, Dy bashkëshortët, të dy shqiptarë, për t'i shpëtuar autoritetit gjyqësor, ishin arratisur në vendin e origjinës, por më pas ndaj 26-vjeçarit u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit ai u ekstradua më 28 korrik, duke lejuar Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor të ekzekutonte masën e paraburgimit në burg. 

Falë informacioneve të marra nga hetuesit, policia është vënë në gjurmët e 25-vjeçares mëngjesit të së mërkurës në portin e Ankonës, ku ka mbërritur me një anije nga Shqipëria. Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik. Siç u përmend, e reja akuzohet për trafik droge.

arrestohet cifti shqiptar ne itali

Sondazh

Poll