Bota

Dimitrievski: Lus shqiptarët që të na kuptojnë, propozimi francez na shkeli si popull!

Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit pasi e konsideroi të pavend propozimin francez.

5 Gusht 2022, 11:04 Nga d.a.
Dimitrievski: Lus shqiptarët që të na kuptojnë, propozimi
Maksim Dimitrievski

MAQEDONIA E VERIUT- Kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski tha se propozimi francez për heqjen e vetos bullgare dhe hapjen e negociatave për aderim në BE ka shkelur dinjitetin e popullit maqedonas.

Dimitrievski kërkoi nga shqiptarët që të kuptojnë gjendjen në të cilën gjenden maqedonasit pasi e konsideroi të pavend propozimin francez.

“Ne Maqedonasit me këtë 2 gusht nuk ishim të lumtur, me gjithë atë që ndodhte në vazhdimësi, me të gjitha ato lëshime që u bënë, propozimi francez i pavend, në të cilin e pamë që në përgatitje kanë marrë pjesë edhe presidenti edhe kryeministri ynë. Propozimi francez na shkeli, na shkeli si popull. Na shkeli krenarinë dhe dinjitetin. Unë i lus dhe kërkoj nga bashkëqytetarët shqiptarë që të na kuptojnë se në çfarë gjendje jemi”, tha mes tjerash Dimitrievski.

Parlamenti maqedonas miratoi propozimin francez mes debateve dhe tensioneve me opozitën pas tre ditë diskutimesh. Ky miratim i hap rrugën drejt proceseve të integrimit të RMV-së dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Europian pas gati 2 vite bllokim nga veto bullgare. Pas këtij miratimi më 19 korrik u mbajt dhe konferenca e parë ndërqeveritare në Bruksel për vijimin e rrugës së integrimit. Por opozita maqedonase është kundër propozimit francez pasi sipas saj cënon gjuhën dhe identitetin maqedonas, madje ata kanë kvrkuar dhe mbajtjen e një referendumi.

maksim dimitrievski propozimi francez

Sondazh

Poll