Bota

Aksident i rëndë në Prishtinë, makina përplas këmbësorin, humb jetën 19-vjeçari

Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura.

5 Gusht 2022, 09:42 Nga d.a.
Aksident i rëndë në Prishtinë, makina përplas
foto ilustruese

KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ku ka ndërruar jetë një 19-vjeçar me inicialet J.S.

Rastin e ka konfirmuar dhe zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të parkuara si dhe ka marrë përpara dy këmbësor, njëri prej të cilëve ishte viktima.

Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë,ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arrit të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”.- thuhet në njoftim.

Shoferit i makinës është vënë në prangat e policisë dhe është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që po vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes.

flora ahmeti aksident ne prishtine

Sondazh

Poll