Bota

Po transportonte bukë nga Spanja në Itali, sekuestrohen 467 kg hashash të fshehura në kamion

Një ngarkesë ‘mahnitëse’ e zbuluar nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Romës, të cilët arrestuan shoferin, një 56-vjeçar spanjoll, i cili kishte ‘zbarkuar’ nga Barcelona në portin e Civitavecchia.

5 Gusht 2022, 10:47 Nga d.a.
Po transportonte bukë nga Spanja në Itali, sekuestrohen 467 kg hashash
Droga e kapur ne Itali

ITALI- Në letër ai duhej të mbante një ngarkesë bukë por në realitet, megjithatë, ai kishte fshehur drogën, mbi 467 kilogramë hashash, në raftet e paletave të kamionit të tij. Një ngarkesë ‘mahnitëse’ e zbuluar nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Romës, të cilët arrestuan shoferin, një 56-vjeçar spanjoll, i cili kishte ‘zbarkuar’ nga Barcelona në portin e Civitavecchia. 

Sipas mediave vendase, ngarkesa e pazakontë, e cila ishte deklaruar në dokumentacionin shoqërues si bukë, ngriti dyshimet e policisë e cila vendosi të ushtrojë kontroll. Ushtarakët, të udhëhequr nga hunda e pagabueshme e qenit antidrogë "Bacca", e gjetën drogën të fshehur në "mbajtëset e paletave" anësore të mjetit. Gjithçka ishte e ndarë në blloqe të mbuluara me celofan të njomur me benzinë ​​sepse qëllimi ishte një: t'i largoheshin kontrolleve. Por diçka në planin e shoferit shkoi keq. 

Hashashi i sekuestruar, i cilësuar si i një cilësie të shkëlqyer, me siguri ishte i destinuar për në sheshet e kryeqytetit dhe do të jepte mbi 4.5 milionë euro fitim nëse shitej.

 

droge ne itali

Sondazh

Poll