Bota

Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Putin po përdor një sozi, DETAJIN e kapni tek VESHËT!

Gjeneralmajori i Ukrainës Kyrylo Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit.

5 Gusht 2022, 09:49 Nga k.m.
Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Putin po përdor një
Vladimir Putin

KIEV- Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës ka nisur një teori se Vladimir Putin po përdor sozi për daljet e tij publike, e se kjo gjë vihet në dukje nga veshët që u ndryshojnë. Shëndeti i presidentit 69-vjeçar rus ka qenë temë e diskutimeve të ashpra mes komentuesve. Gjeneralmajori i Ukrainës Kyrylo Budanov u shfaq në TV për të pohuar para shikuesve se gjatësia dhe veshët e Putinit kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit.

Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Putin po përdor një
Vladimir Putin

"Fizionomoia e veshëve, është e ndryshme... Dhe është si një gjurmë gishti, fotografia e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet. Ai dhe sozia e tij kanë zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, ecje të ndryshme, ndonjëherë edhe gjatësi të ndryshme nëse e shikoni nga afër,"-tha ai.

Budanov kishte pohuar më parë se një "sozi" mund të ishte përdorur për mbërritjen e tij në një samit në Teheran muajin e kaluar. Kjo pasi lideri rus dukej në siklet teksa zbriste nga shkallët e avionit të tij presidencial në Teheran. Ndërsa po e sikletshme ishte dhe vizita në Turqi. 

Shefi i inteligjencës së Ukrainës: Putin po përdor një
Vladimir Putin

Në atë kohë, Gerashchenko postoi në Telegram tjetër gjë, pa lidhje e dyshime për sozinë.

"Erdogan e bëri Putinin të priste gjatë takimit në Teheran. I gjithë spektri i emocioneve të poshtëruar dhe të fyer shfaqet në fytyrën e tij. Bunkeri është me të vërtetë vendi më i mirë për të qëndruar me një fytyrë të tillë,"-thoshte ai asokohe, pa përmendur në asnjë resht sozinë.

vladimir putin sozia e vladimir putin

Sondazh

Poll