Bota

Rusia lëshon predha në një stacion autobusi në Ukrainë, 8 persona humbin jetën

Një predhë artilerie e gjuajtur nga rusët goditi një stacion autobusi në rajonin Donetsk të Donbass, duke vrarë të paktën 8 persona. Tre prej tyre janë fëmijë.

5 Gusht 2022, 07:27 Nga s.s
Rusia lëshon predha në një stacion autobusi në Ukrainë,
Lufta Ukrainë-Rusi

UKRAINË- Rusia nuk e ka ndalur sulmin ndaj Ukrainës, ku ditën e sotme, një predhë artilerie e gjuajtur nga rusët goditi një stacion autobusi në rajonin Donetsk të Donbass, duke vrarë të paktën 8 persona.

Katër persona janë plagosur, përfshirë 3 fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, cituar nga Kiev Independent. Duke shkruar në Telegram, Kyrylenko tha se predha ruse goditën një stacion autobusi publik, ku ishte mbledhur një turmë njerëzish. Kisha lokale u dëmtua dhe një prift u plagos nga sulmi, ndërsa ndërtesat e larta përreth u dëmtuan, raporton uk.news.yahoo.com

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, e përshkroi sulmin si "një tjetër akt terrorist" nga Rusia, duke i bërë jehonë thirrjeve për vendet e tjera që ta etiketojnë Rusinë një sponsor shtetëror të terrorit, gjë që mund të lejojë sanksione të mëtejshme kundër Moskës.

Termocentrali ukrainas bërthamor i Zaporizhzhia, i pushtuar nga forcat ruse, më i madhi në Evropë, është “plotësisht jashtë kontrollit”, thotë drejtori i përgjithshëm i IAEA, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, Rafael Grossi. “Ka një katalog gjërash që nuk duhet të ndodhin kurrë në asnjë central bërthamor”, nënvizoi Grossi, duke shtuar se “situata është shumë e brishtë. Çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur në një mënyrë ose në një tjetër dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha Grossi.

lufta ukraine-rusi andriy yermak

Sondazh

Poll