Bota

I dhanë fëmijës të pijë vodka, Britania merr masa ndaj çiftit britanik (VIDEO)

Një çift britanik ra në pranga pas një videoje të bërë virale në rrjetet sociale. Në video duket momenti kur çifti i jepnin foshnjës së tyre alkool, saktësisht vodka.

5 Gusht 2022, 08:13 Nga s.s
I dhanë fëmijës të pijë vodka, Britania merr masa ndaj
Nëna duke i dhënë fëmijës Vodka

BRITANI- Një çift Britanik është arrestuar për abuzim me fëmijët pasi u shfaq një video që dukej se i jepnin vodka një fëmije të vogël.

“U morën veprime për të mbrojtur personat e përfshirë dhe një burrë dhe një grua u arrestuan nën dyshimin për mizori ndaj fëmijëve më vonë të njëjtën ditë", thanë oficerët e policisë SWNS për marifetin, i cili ndodhi në qershor në Dover, në qarkun e Kent, raporton nypost.com.

Në një video që u bë viral në Facebook, një grua që besohet të jetë nëna e fëmijës shihet duke hedhur vodkan në një kapak dhe i’a jep fëmijës për ta pirë, teksa fëmija qëndron i ulur dhe vetëm i shikon. Një burrë pa këmishë, që mendohet të jetë babai i vogëlushit, është i pranishëm dhe sheh të gjithë ngjarjen.

Fatmirësisht kjo video u bë virale çka çoi edhe në marrjen e masave nga ana e autoriteteve. Policia konfirmoi se ata shkuan në shtëpinë e çiftit pas raportimeve, ku mësuan për ngjarjen e tmerrshme. Në një rast të ngjashëm në vitin 2010, një foshnjë indonezian ndezi internetin pasi u shfaq në një video duke pirë 40 cigare në ditë.

britani vodka

Sondazh

Poll