Aktualitet

Protesta për tragjedinë e Himarës/ Pedagogia me të zeza: Babai i 7-vjeçares ishte djali i dajës tim

Ilirjana Kuçana ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk i ka mbajtur dot as lotët lidhur me ngjarjen e rëndë. 

4 Gusht 2022, 19:05 Nga k.m.
Protesta për tragjedinë e Himarës/ Pedagogia me të zeza:
Ilirjana Kuçana

TIRANË- Pedagogia Ilirjana Kuçana ka marrë pjesë në protestën e sotme për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila ishte edhe vajza e djalit të dajës së saj. Në një rrëfim për mediat e pranishme sot në protestë, Kuçana ka bërë me dije detaje të reja lidhur me ngjarjen, ndërsa nuk i ka mbajtur dot as lotët lidhur me ngjarjen e rëndë. 

"Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Ai e kishte përdore, e skafi iu kthye sërish dhe ia copëtoi trupin me helika. Dhimbja na ka kapluar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci. është larguar 17 vjeç nga Shqipëria, ka krijuar një familje model. Malli e bënte të kthehej çdo verë,"-tha ajo ndër të tjera. 

protesta per vrasjen e femijes ne himare

Sondazh

Poll