Aktualitet

U përleshën me gardianët, si nisi sherri në burgun e Peqinit, 3 të paraburgosurit u 'kapën' me fjalë

Pasditën e sotme, 3 persona janë përplasur fizikisht me rojet e burgut. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan; Arlind Dajën dhe Kreshnik Ibraliun.

4 Gusht 2022, 18:23 Nga k.m.
U përleshën me gardianët, si nisi sherri në burgun e
Pamje nga burgu i Peqinit

PEQIN- Trazira në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Peqin. Pasditën e sotme, 3 persona janë përplasur fizikisht me rojet e burgut. Bëhet fjalë për Kastriot Likjan; Arlind Dajën dhe Kreshnik Ibraliun. Konflikti që më pas përfshiu edhe gardianët e burgut nisi fillimisht prej të paraburgosurve, të cilët nisën një konflikt verbal.

Në këtë moment kanë ndërhyrë dy gardianët, me qëllim ndarjen e tyre, por aty gjakrat janë ndezur më shumë ku të burgosurit kanë goditur e dhunuar edhe gardianët që u futën për t'i ndarë. Menjëherë kanë ndërhyrë efektivë të tjerë të burgjeve duke vënë situatën në kontroll ndërsa për tre të burgosurit përveçse u vendosën në izolim, ndaj tyre u ngritën edhe akuza të reja penale, veç atyre që i kanë çuar pas hekurave.

Të tre akuzohen për katër vepra të tjera penale, të cilat janë: “Rebelimi i të dënuarve“ , “Goditje për shkak të detyrës ”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

NJOFTIMI I BURGUT TË PEQINIT: 

Kastriot Loka për “Rebelimi i të dënuarve”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270,237,89 dhe 235 të Kodit Penal. Arlind Daja  për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Kreshnik Ibraliu për “Rebelimi i të dënuarve” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik” te parashikuar nga nenet 270, dhe 235 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

kastriot likja arlind daja kreshnik ibraliu trazira ne burgun e peqinit

Sondazh

Poll