Aktualitet

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e 7-vjeçares? Shqipëria me siguri 0, s'jemi as tek Mali i Zi

Por a duhet që të jetë Tase i vetëm përballë drejtësisë? A është vrasja nga pakujdesia e 7-vjeçares përgjegjësi vetëm personale e oficerit të Policisë? Po instancat e tjera ku ishin, pse nuk vepruan?

4 Gusht 2022, 17:33 Nga k.m.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

TIRANË- Tragjedia e Himarës ishte e paralajmëruar. Dy herë të tjera jetët e pushuesëve ishin rrezikuar nga mjetet e ujit, përfshirë edhe një tjetër fëmijë. Por askush nuk reagoi, ose të paktën nëse e bënë ishte vetëm për show në Facebook, ndërsa në terren ishte tjetër gjë. Lundrimi dhe biznesi vazhdonte si më parë. Ndërkohë që Jonada Avdia është përcjellë për në banesën e fundit të mërkurën (3 gusht 2022), nesër rreth orës 10:30 pritet që para togave të zeza të dalë Komisari Arjan Tase. Më në fund, Prokuroria do të ndryshojë akuzën kundër tij, duke e gjykuar për vrasje me dashje, vepër penale për të cilën dënohesh 10-20 vitë burg.

Por a duhet që të jetë Tase i vetëm përballë drejtësisë? A është vrasja nga pakujdesia e 7-vjeçares përgjegjësi vetëm personale e oficerit të Policisë? Po instancat e tjera ku ishin, pse nuk vepruan?

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare dhe Rojës Bregdetare, Artur Mecollari këmbëngul  se një pavarësisht kompetencave për sigurinë gjatë sezonit të verës, institucionet nuk koordinohen për të patrulluar në det edhe pse ligji urdhëron se çfarë duhet të bëjë secili prej tyre që nga gjobat nëse shkelet perimetri i sigurisë deri tek sekuestrimi i mjetit detar.

“Duhet të ketë sinjalistikë ku përcaktohet se deri në 300 metra është eskluzivitet i notarëve, dhe në rast se një mjet afrohet në tokë ai duhet të afrohet sipas korridorit, pra a ka qenë me shpejtësinë e lejuar dhe kur ka hyrë?  Kontrollet sipas rregullores së Ministrisë së Turizmit janë çështje të caktuara dhe institucionet nga pushteti lokal, roja bregdetare dhe policia kufitare,”-tha ai. Ndërkohë që deri më tani janë ndaluar lundrimi i mjeteve të tjera. Por tepër vonë.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

Sezoni duhet që të ishte organizuar ndryshe. Ndaj përgjegjësia nis që nga Ministria e Turizimit dhe e Mjedisit. Mirela Kumbaro duhet që të sigurohej që nga jugu në veri të vendit, kudo të ketë sinjalizimin përkatës. Ashtu siç e parashikon edhe ligji.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

Të gjitha stacionet e plazhit duhet të kenë: a) Sinjalizimin dhe kufizimin me bova (me diametër 22 centimetra) me ngjyrë të kuqe, të lidhura me litar pluskues me njëra-tjetrën, çdo 30–50 metra të hapësirës ujore përpara stacionit të plazhit të dedikuar për not, e cila duhet të jetë deri në: i. 200 (dyqind) metra nga bregu për plazhet e tipit A; ii. 100 (njëqind) metra nga bregu për plazhet e tipit B Deri në thellësinë 1.6 metra (një pikë gjashtë) të vendosen bova (me diametër 22 centimetra), me ngjyrë të bardhë, e cila sinjalizon pushuesit për zonën e sigurt për notim. Bovat duhet të jenë të mirankoruara dhe të kontrollohen periodikisht nëse ato kanë lëvizur nga pozicioni i tyre nga dallgët, era apo shkaqe të tjera. b) sinjalizimin e zonave të përdorimit të mjeteve lundruese për argëtim, zonat për përdorimin dhe ankorimin e mjeteve lundruese me ose pa motor, jashtë zonave të përcaktuara për not sipas shkronjës “a”, më sipër, duhet të jenë të kufizuara, duke ofruar vende për ankorim (kalata), vendparkim në tokë dhe bova për përcaktimin e korridoreve për afrimin dhe parkimin në tokë të mjeteve ujore me ose pa motor. Në zonat e përdorimit dhe ankorimit të mjeteve lundruese për argëtim, aktivitetet e notimit janë të ndaluara. Sinjalizimin me tabela informuese në shqip dhe në anglisht, në vend të dukshëm pranë bregut të detit “Zonë e ndaluar për notim” dhe “No sëimming area”.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

Gjithashtu, në një vendim tjetër të firmosur në vitin 2014, është përcaktuar edhe vendi se ku lejohen mjetet lundruese me motorë dhe helika. Potami është një plazh i tipit B, me zhavorr, ndaj dhe duhet të kishte bova 100 metra për të ndaluar afrimin e mjetit në breg.

Nga fotoja e mëposhtme e shkëputur nga vendi i ngjarjes, nuk ka bova dhe asnjë sinjalizim tjetër, gjë që lë të kuptohet se është plazh vetëm për qytetarët. Por në 15 metra nga deti ndodh vrasja e vajzës dhe në të njëjtin breg ku janë shezlongët e qytetarëve është dhe tabela e “Japim Jetski e skafe me qera”.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

Jo shumë larg Shqipërisë, Mali i Zi ka marrë masa me kohë. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme e shkëputur nga raportimi i gazetares Rashela Shehu në Budva, sinjalistika nuk mungon. Madje jahtet dhe mjetet e tjera të lundrimit janë ankoruar larg bregut, të gjithë rresht për një.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

E të gjithë ata që duan të përdorin një të tillë do të duhet që ta bëjnë në det të hapur. Ndryshe le të shijojnë vetëm rrezet e diellit. Por këto masa mungojnë në Shqipëri. Se përse, përgjegjësia mbetet për t’u ndarë nga bashkitë përkatëse dhe Ministria e Turizimit.

A është vetëm Tase përgjegjësi për vrasjen e

Më pas, në rend të dytë, Policia gjithashtu është po aq fajtore, pasi ka mbyllur sytë ndaj një fenomeni të tillë në këmbim të ndonjë favori të vogël. Pas tragjedisë, kryepolici Gledis Nano zbarkoi në terren për të ndjekur aksionet, kurse më herët si ai, edhe ministri Bledi Çuçi jepnin thjesht njoftime në Facebook. Kur “plas bomba” zbresin në terren, edhe pse nuk kanë më asgjë çfarë të bëjnë dhe e keqja ka “mbaruar” punë. Aksionet dhe propaganda, sikur Nano po punon nuk do ta kthejë në jetë 7-vjeçaren.  Mirë bandat që po ushtrojnë terror kudo në vend, po nuk po kontrollojmë dot as shkelësit e rëndomtë të ligjit që po vrasin njësoj si killerat me pagesë. Megjithatë si Kumbaro dhe Nano (Çuçi ende nuk gjen fjalë për të reaguar) kërkojnë tani nga drejtësia që të bëjë punën e saj. Po ata kur do e bëjnë tyren? 

vdes femija ne himare

Sondazh

Poll