Aktualitet

Tragjedia e Himarës/ Ministri Çuçi largohet nga godina para protestës: S'dua të provokoj

Bledi Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

4 Gusht 2022, 18:56 Nga k.m.
Tragjedia e Himarës/ Ministri Çuçi largohet nga godina para
Foto nga protesta

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është larguar nga zyra e tij para fillimit të protestës për vdekjen e 7-vjeçares në Himarë, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase. I kontaktuar nga “Euronews Albania”, Çuçi ka pohuar se nuk ka dashur që prania e tij brenda Ministrisë së Brendshme të merrej si provokim për protestuesit.

Ndaj dhe ka vendosur që pasditen e sotme të mos jetë në zyrën e tij. Megjithatë ende deri më tani, nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Potam, ku e mitura u vra nga një efektiv policie. 

protesta per vrasjen e femijes ne himare bledi cuci

Sondazh

Poll