Aktualitet

Aksident në Laknas/ 60-vjeçarja humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas, Policia e gjeti pa jetë

60-vjeçarja e identifikuar me inicialet S. Gj., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore.

4 Gusht 2022, 16:10 Nga k.m.
Aksident në Laknas/ 60-vjeçarja humbi kontrollin e mjetit dhe u
Foto ilustruese

TIRANË- Një 60-vjeçare humbi jetën sot në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Laknas, pasditen e sotme, ku 60-vjeçarja e identifikuar me inicialet S. Gj., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Në momentin që Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, drejtuesja e mjetit kishte ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne laknas

Sondazh

Poll