Politike

Takimi 2 orë me Borchard, Ademi tregon detaje: Jemi përzgjedhur nga OSBE

6 Gusht 2019, 11:58 Nga DOSJA
Takimi 2 orë me Borchard, Ademi tregon detaje: Jemi përzgjedhur nga

SHKODËR– Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka zbuluar se çfarë ka diskutuar në takimin me ambasadorin e OSBE, Bernd Borchard. Ademi në një reagim në Facebook, ka bërë me dije se në takimin 2 orësh në me ambasaodrin e OSBE kanë diskutuar rreth një projekti ku Bashkia Shkodër do të jetë pjesë.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike”, shkruan numri një i Shkodrës.

REAGIMI I PLOTË I ADEMIT

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt. Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia shkodër bernd borchard projekti i osbe voltana ademi bashkia shkodër bernd borchard projekti i osbe voltana ademi

Sondazh

Poll